Sveçla në panairin `Eurosatory`, njihet edhe me makinën ushtarake “Shota”
BKT
Lajme

Sveçla në panairin `Eurosatory`, njihet edhe me makinën ushtarake “Shota”

N.M. /RTKlive

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, po merr pjesë në panairin më të madh të sigurisë dhe teknologjisë “Eurosatory 2024”, panairin më të madh të industrisë së mbrojtjes, sigurisë dhe teknologjisë, që u hap në Paris të Francës.

Ministri Sveçla pati rastin, që për së afërmi, të njihet edhe prototipin e parë të makinës ushtarake shqiptare “Shota”, që është prezantuar në panairin ‘EUROSATORY“.

Bëhet e ditur se qëllimi i vizitës së delegacionit të shtetit të Kosovës është që të avancojnë aftësitë mbrojtëse të ushtrisë dhe policisë së vendit, në mënyrë që të jenë të gatshëm të përballen me çdo kërcënim dhe të sigurojnë siguri për qytetarët, për rajonin dhe më gjerë.

Në një komunikatë për medie , zyra për informim e kësaj ministrie, njofton se në këtë ceremoni, ishte i pranishëm Ministri i Mbrojtjes së Francës Sébastien Lecornu. Panairi “Eurosatory 2024” është më i madhi në industrinë e mbrojtjes, sigurisë dhe teknologjisë, ku kanë qenë përzëntë 62 shtete, ndërsa është vizituar nga pjesëtarë të 150 shtete të botës.

Fuqizimi i institucioneve të sigurisë vjen si domosdoshmëri pas sfidave të shumta të sigurisë globale, e një qeveri si ajo e Serbisë që mbështet dhe financon terrorizmin, investimi në të ardhmen e sigurt të vendit tonë është domosdoshmëri, thuhet në këtë njoftim.

Ndryshe ministri Sveçla në panairin më të madh të industrisë së mbrojtjes, sigurisë dhe teknologjisë, që u hap në Paris pati rastin që për së afërmi ta shoh edhe prototipin e parë të makinës ushtarake shqiptare “Shota”, që është prezantuar në panairin ‘EUROSATORY“


MË SHUME NGA Lajme