Osmani: Çdo fustan tregon një histori guximi dhe qëndrueshmërie
M.Miftari/RTKlive
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në ekspozitën “Thinking of You", të Alketa Xhafa-Mripa, e cila është e hapur në Hagë, që ka marrë vëmendjen e ndërkombëtarëve.
Përmes platëformës “X”, presidentja Osmani ka shkruar se ky instalacion i jashtëzakonshëm, i cili ishte gjithashtu pjesë e #WPSRKS2024, dhe premierë në #IDESVC, e ka shndërruar Hagën në një homazh prekës për të mbijetuarit e dhunës seksuale të lidhur me konfliktin.
“Çdo fustan, fund dhe këmishë—dhuruar nga mbi 20 vende—tregon një histori guximi dhe qëndrueshmërie. Kjo ekspozitë, ku mori pjesë edhe e dërguara ime speciale Vasfije Krasniqi, si dhe Shyrete Tahiri dhe të tjerë të panumërt, është e përkushtuar për të rritur ndërgjegjësimin global për këtë çështje kritike, duke fuqizuar të mbijetuarit të gjejnë zërin e tyre dhe të ndajnë të vërtetën e tyre”, ka thënë Osmani.
























