Vdes Antonio Belushi, arbëreshi me veprimtari kombëtare
BKT
Lajme

Vdes Antonio Belushi, arbëreshi me veprimtari kombëtare

RTK

Në moshën 90-vjeçare ka vdekur Antonio Belushi, prifti arbëresh që ka kontribuuar në çështjen kombëtare.

I quajtur edhe Ati shpirtëror i arbëreshëve të Italisë, Belushi ka dhënë dëshmi të panumërta për mbrojtjen e kauzës shqiptare, sidomos asaj të Kosovës, si klerik, veprimtar e humanist.

Belushi ishte prift, gazetar, shkrimtar, pedagog, etnolog e gjithashtu adresë e pashmangshme e mikpritjes së pothuajse të të gjithë shqiptarëve që i vizitonin arbëreshët në Itali.

 


MË SHUME NGA Lajme