Elhaida Dani emërohet drejtoreshë artistike në Festivalin e Këngës në RTSH
BKT
Kulturë

Elhaida Dani emërohet drejtoreshë artistike në Festivalin e Këngës në RTSH

M.P / RTKlive

Këngëtarja e njohur shqiptare, Elhaida Dani ka njoftuar se ka marrë pozitën e drejtoreshës artistike për Festivalin e Këngës në Radiotelevizionin Shqiptar.

“Ky festival ka një rëndësi të madhe për mua si dhe për të gjithë shqiptarët, sepse unë jam rritur në atë skenë dhe e di sa e veçantë është për ne të gjithë. Të jesh pjesë e këtij eventi madhështor është një privilegj dhe një përgjegjësi e madhe që e marr me shumë seriozitet”, ka shkruar Dani.

Tutje këngëtarja e cila ka qenë fituese e një edicioni të “The Voice of Italy” e ka  prezantuar Shqipërinë në Eurovision, ka premtuar rigorozitet për proceset e punës për të mirën e festivalit.

“Jam e lumtur që po filloj këtë udhëtim duke marrë mësime nga më të mirët në spektaklin e muzikës, si Sanremo, direkt në selinë e Rai. Këto mësime të vlefshme do t’i sjell me vete në vendin tonë për të bërë më të mirën për festivalin tonë të dashur”, ka shkruar tutje ajo.


MË SHUME NGA Kulturë