11:00 / 24.06.2024
AGK ngushëllon familjen e gazetarit të ndjerë, Isuf Kadriu
K. K. / RTKlive
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar pas lajmit të vdekjes së gazetarit Isuf Kadriu.
“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me pikëllim të thellë ka marrë lajmin për vdekjen e gazetarit të njohur shumëvjeçar, Isuf Kadriu. Kadriu ka filluar karrierën në vitin 1998 në Televizionin Era, për ta vazhduar në televizionin e Maqedonisë Veriore, Alsat M, ka qenë korrespodent i Radio Evropa e Lirë në Shkup të Maqedonisë Veriore, që nga viti 2001”, thuhet në telegramin e ngushëllimit.
AGK ka shprehur ngushëllime familjarëve, miqve dhe kolegëve të gazetarit Kadriu.























