AGK dënon kërcënimet ndaj Insajderit, kërkon reagim të shpejtë të policisë
BKT
Lajme

AGK dënon kërcënimet ndaj Insajderit, kërkon reagim të shpejtë të policisë

M.Sh/RTKlive

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dënuar kërcënimet ndaj gazetarëve dhe redaksisë së Insajderit, pas raportimeve të kësaj të fundit lidhur me të arrestuarit për fajde.

Sipas AGK-së, redaksia e gazetës online, Insajderi e ka njoftuar asociacionin e gazetarëve për kërcënimet me të cilat është ballafaquar dy ditët e fundit, pas raportimeve rreth arrestimeve që Policia e Kosovës ka kryer në lidhje me veprimtarinë e fajdeve.

“Sipas redaksisë, të afërm të A.D., njërit prej të arrestuarve kanë telefonuar vazhdimisht për të kërcënuar në redaksi, dhe dikush që është paraqitur si vëllai i A.D., i ka kërcënuar gazetarët me jetë. Insajderi, e ka raportuar rastin në Polici si Kanosje”, njofton AGK. 

Kjo e fundit thuhet se është e shqetësuar dhe dënon ashpër këto kërcënime, që vënë në rrezik jetën e gazetarëve dhe kanë qëllim ndalimin e raportimit për tema me rëndësi në aspektin e sigurisë. 

“AGK-ja, e fton Policinë e Kosovës dhe Prokurorinë që ta trajtojnë rastin me prioritet, dhe të ndërmarrin veprime konkrete:, thuhet në fund të reagimit.


MË SHUME NGA Lajme