Kurti uron Mickoskin: Vendet tona aleate me orientim në NATO
M.Miftari/RTKlive
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar Hristian Mickoskin për zgjedhjen e tij, kryeministër i Maqedonisë së Veriut.
Përmes platformës ‘X’, Kurti ka shkruar se Kosova dhe Maqedonia e Veriut nuk janë vetëm fqinjë, por janë aleatë dhe partnerë të ngushtë në orientimin në NATO, bashkëpunimin rajonal dhe integrimin në BE.
“Urime për zgjedhjen tuaj kryeministër i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Kosova dhe Maqedonia e Veriut nuk janë vetëm fqinjë, por janë aleatë dhe partnerë të ngushtë në orientimin në NATO, bashkëpunimin rajonal dhe integrimin në BE. Nga rruga Prizren-Tetova deri te mbrojtja dhe siguria, pres me padurim të punoj me ju për të përmirësuar edhe më tej marrëdhëniet tona tashmë të forta dypalëshe”, ka shkruar Kurti.
























