Prokuroria Speciale ndalon një person për spiunazh, është nga Mitrovica
BKT
Lajme

Prokuroria Speciale ndalon një person për spiunazh, është nga Mitrovica

M.Miftari/RTKlive

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ndaluar një person për veprimtari spiunazhi.

Përmes një njoftimi për medie, Prokuroria Speciale e Kosovës bën të ditur se pas zhvillimit të hetimeve disa mujore në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë dhe Policinë e Kosovës - Drejtorinë Kundër Terrorizmit sot në mbrëmje, në regjionin e Mitrovicës ka arrestuar një person.

“Prishtinë, më 26 qershor 2024, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, pas zhvillimit të hetimeve disa mujore në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë dhe Policinë e Kosovës - Drejtorinë Kundër Terrorizmit sot në mbrëmje, në regjionin e Mitrovicës ka arrestuar një person. I arrestuari A.V. dyshohet për kryerjen e veprës penale “Spiunazhi”, nga neni 124 të KPRK-së”, thuhet në njoftim.

Tutje, në njoftim bëhet e ditur se me aktvendim të Prokurorit të Shtetit nga Prokuroria Speciale, i njëjti, është ndaluar prej 48 orësh dhe për momentin nga Policia e Kosovës janë duke u kryer bastisje në banesën e të dyshuarit.


MË SHUME NGA Lajme