11:20 / 03.07.2024
Eyal Waldman, konsull nderi i Republikës së Kosovës në Izrael
K. K. /RTKlive
Ambasadorja e Kosovës në Izrael, Ines Demiri, ka njoftuar se në një ceremoni të organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Izraelit, Eyal Waldman, fitues i Çmimit Izraelit për kontributin e tij në fushën e ekonomisë, u emërua konsull nderi i Republikës së Kosovës në Shtetin e Izraelit.
Tutje Demiri ka theksuar se Republika e Kosovës mezi pret të bashkëpunojë me Waldman për të thelluar edhe më marrëdhëniet ekonomike me Izraelin.
“Ekspertiza e tij e thellë në zhvillimin ekonomik do të forcojë dukshëm partneritetin ndërmjet Kosovës dhe Izraelit”, ka shkruar ajo në ‘Facebook’.























