11:42 / 03.07.2024
Hovenier: SHBA krenare për mbështetjen ndaj popullit të Kosovës
A.Bela|RTKlive
Ambasada amerikane në Kosovë ka organizuar mbrëmë pritje për nder të 248-vjetorit të Pavarësisë së SHBA-së.
Ambasadori amerikan Jeff Hovenier ka thënë se edhe më tutje, shoqëria amerikane vazhdon të udhëhiqet nga parimi i barazisë e lirisë.
Ai tha se SHBA është krenare për mbështetjen që i kanë dhënë popullit të Kosovës për të vendosur paqe e siguri.























