09:41 / 05.07.2024
Arrestohen dy të dyshuarit që gjuajtën me armë ndaj një personi në Podujevë
M.P. / RTKlive
Janë arrestuar dy të dyshuar për shtënie me armë zjarri ndaj një personi dje në fshatin Potok të Podujevës.
Si pasojë, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, kanë konfiskuar armën e zjarrit që është përdorur në rast AK-47 me një karikator dhe 9 fishekë”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.























