Osmani takon homologun kroat, flasin për aspiratën e Kosovës drejt NATO-s
BKT
Lajme

Osmani takon homologun kroat, flasin për aspiratën e Kosovës drejt NATO-s

F.S / RTKlive

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron në Washington, me ftesë të sekretarit amerikan, Antony Blinken, në margjina të Samitit të NATO-s, ka takuar presidentin e Kroacisë, Zoran Milanoviq. Me këtë rast ajo tha se Kroacia është një ndër aleatet kyçe të Kosovës në rajon dhe ndër mbështetëset kryesore të rrugëtimit euroatlantik të Kosovës.

Në njoftimin për media nga Presidenca thuhet se me homologun Milanoviq, presidentja Osmani ndër të tjera ka diskutuar për aspiratën e Kosovës për t'u anëtarësuar në NATO dhe mbështetjen jetike nga aleatët kroatë, si dhe rëndësinë strategjike të anëtarësimit të Kosovës për paqen dhe sigurinë e qëndrueshme në rajon dhe përtej.

"Në këtë kontekst, presidentja Osmani ka falënderuar presidentin Milanoviq, i cili gjithnjë ka qenë zë i fuqishëm pro anëtarësimit të Kosovës në NATO dhe në organizata të tjera ndërkombëtare", thuhet në njoftim.


MË SHUME NGA Lajme