O’Brien pas takimit me Osmanin: Jemi krenarë që e mbështesim Kosovën
N.M. /RTKlive
Ndihmës-ekretari amerikan i Shtetit, James O’Brien, pas takimit që ka pasur të hënën me presidenten Vjosa Osmani, ka thënë se ShBA-të janë krenare që e mbështesin Kosovën.
O’Brien, në një postim në X, tha se me presidenten me Osmani kanë folur edhe për nevojën urgjente për t’u riangazhuar në dialogun e lehtësuar nga BE-ja.
“E mirëprita presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, në Uashington. Ne jemi krenarë që mbështesim shtetin sovran, multietnik dhe demokratik të Kosovës. Është e rëndësishme që ne të qëndrojmë në hap për ta avancuar vizionin tonë të përbashkët. Gjithashtu folëm edhe për nevojën urgjente për t’u riangazhuar në dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, ka shkruar O’Brien.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pas takimit që kishte me Jim O’Brien tha se është kanë pasur një diskutim përmbajtjesor për bashkëpunim të ngushtë me SHBA-në, me qëllim siç ka thënë ajo, për tejkalimin e sfidave të përbashkëta.
























