Fluks i lartë qytetarësh dhe automjetesh në Vërmicë
BKT
Lajme

Fluks i lartë qytetarësh dhe automjetesh në Vërmicë

RTK

Mëngjesi i së shtunës ka nisur me fluks të lartë qytetarësh e mjetesh në pikën kufitare të Vërmicës. Qytetarët e Kosovës kanë zgjedhur të kalojnë fundjavën në bregdet. Policia kufitare ka hapur gjashtë sportele për të shmangur kolonat e gjata.

Për veturat me targa të Kosovës dhe Shqipërisë kalimi i kufirit bëhet pa kontrolle sipas procedurës të miratuar për një periudhë nëntëmujore, ndërsa automjetet me targa të huaja i nënshtrohen kontrollit.

Vetëm në muajin qershor, në Shqipëri kanë hyrë mbi 580 mijë kosovarë, ndërsa në gjysmën e parë të korrikut mbi 40 mijë.


MË SHUME NGA Lajme