Festivali “PrizrenFest” nis të dielën, priten shumë risi
Sh.Gashi. /RTKlive
Këtë të diele në Prizren fillon festivali “PrizrenFest”, që sipas organizatorëve, është gjithçka gati për këtë eveniment që këtë vit vjen me shumë risi.
Në programin e mëngjesit në RTK, në një lidhje të drejtpërdrejt të ishte i ftuar Adrian Morina, drejtor artistik i “PrizrenFestit”, i cili tregoi shumëçka për organizimin dhe agjendën e festivalit.
“Jemi në fazën finale të nisjes së festivalit, jemi në përgatitje të skenave në këtë vit i kemi 9 lokacione të skenave ku do të jepen shfaqjet tona për të rritur dhe program i shfaqjeve për fëmijë ose program i “PrizrenKids”, ku ketë vit skena për fëmijë do të jetë tek “Sheshi i Lidhjes”, në orar të përshtatshëm për fëmijë”, tha Morina.
Ndër tjera ai foli edhe për programin e “PrizrenFestit”, për të rritur dhe për lokacionet se ku do të mbahen shfaqjet.
“Këtë vit do të kemi shfaqje tek skena te “Kisha katolike”, tek “Lidhja e Prizrenit” dhe skena të tjera por ajo kryesorja do të jetë skena e “Kino Lumbardhit”, shtoi ai.
Morina po ashtu tregoi edhe për shfaqjet që do t’i kenë pjesë të festivalit këtë vit ku u shprehë shume i lumtur që do të këtë aktorë e regjisor të dëshmuar këtë vit.























