Dyshohet se një kosovar ka rënë nga lartësia dhe ka vdekur në Valbonë
BKT
Foto: RTSH
Lajme

Dyshohet se një kosovar ka rënë nga lartësia dhe ka vdekur në Valbonë

G.K/RTKlive

Policia e Shqipërisë njofton se sot në Tropojë rreth orës 17:10, një shtetas kosovar, në vendin e quajtur "Maja e Thatë" në Valbonë, dyshohet se për shkak të terrenit të thepisur malor, ka rënë nga një lartësi dhe dyshohet se ka humbur jetën.

“Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, janë nisur drejt adresës së dhënë, së bashku me grupin e Emergjencave Civile të Tropojës.

Për shkak të terrenit të thepisur malor është kërkuar ndërhyrja me helikopterin e Ministrisë së Mbrojtjes, për të lokalizuar dhe nxjerrë trupin e pajetë të shtetasit kosovar nga zona ku ka rënë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shqipërisë.


MË SHUME NGA Lajme