Kurti të hënën viziton Maqedoninë e Veriut
Lajme

Kurti të hënën viziton Maqedoninë e Veriut

RTK

Kryeministri Albin Kurti, i shoqëruar nga ministra të kabinetit qeveritar, të hënën do të zhvillojë një vizitë pune në Maqedoninë e Veriut.

Këtë e ka bërë të ditur për RTK-në, zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.

Sipas Kryeziut, atje do të ketë një takim bilateral me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut me të cilin do të diskutojnë rreth raporteve bilaterale, bashkëpunimit rajonal dhe projektet  infrastrukturore me interes për dy shtetet.

Realizimi i kësaj vizite është dakorduar me 20 korrik.


MË SHUME NGA Lajme