Osmani i bashkohet deklaratës për armpushim në Gaza
BKT
Lajme

Osmani i bashkohet deklaratës për armpushim në Gaza

M.M. /RTKlive

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i është bashkuar deklaratës së presidentit amerikan, Joe Biden, atij të Egjiptit, Abdel Fattah El-Sisi, si dhe atij të Katarit, Sheikh Tamim Bin Hamad, të cilët kanë bërë thirrje që të ndalen luftimet në Gaza.

Në një postim në platformën ‘X’,Zyra e Presidencës ka bërë të ditur se presidentja Osmani ka shkruar se vuajtjet e njerëzve duhet të pafajshëm duhet të ndalen.

“Presidenti i Republikës së Kosovës,VjosaOsmani, i bashkohet deklaratës më poshtë nga presidenti i SHBA-së, Joe Biden, president i Egjiptit, Abdel Fattah El-Sisi, si dhe Amiri i Katarit, Sheikh Tamim Bin Hamad. Vuajtjet e njerëzve të pafajshëm duhet të ndalen!”, njofton Zyra e Presidencës.


MË SHUME NGA Lajme