Çeku: Etno Fest pasqyron pasurinë e traditës sonë
BKT
Kulturë

Çeku: Etno Fest pasqyron pasurinë e traditës sonë

M.P. / RTKlive

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, me rastin e nisjes së "Etno Fest", ka thënë se ky festival pasqyron pasurinë e traditës vendase.

"Gjallërinë që sjell ky festival në bukurinë e fshatit Kukaj do ta kemi për disa ditë me radhë. Nga ritualet tradicionale të replikuara me saktësi deri tek interpretimet moderne, performancat, shfaqjet, ekspozitat, kënga e vallja që e përcjellin Etno Festin deri në fund, pasqyrojnë pasurinë e traditës sonë", ka shkruar ai në Facebook. 

Tutje Çeku ka vlerësuar hapjen e festivalit, veçmas performancat artistike, që sipas tij, nderuan trashëgiminë e kulturën. 

Sivjet "Etno Fest" shënon edicionin e 14-të me temën "Lumturia". Interpretimet e ndryshme artistike ndër vite në fshatin Kukaj e ka bërë të njihet si vulë për ruajtjen e traditave e trashëgimisë. 

RTK do të ketë transmetim të drejtpërdrejt nga festivali çdo ditë përmes emisionit ‘Pasdite’, nga ora 18:00.


MË SHUME NGA Kulturë