Maqedonci për ushtrimin e FSK-së me FASH-në: Simuluan skenarë të ndryshëm
BKT
Lajme

Maqedonci për ushtrimin e FSK-së me FASH-në: Simuluan skenarë të ndryshëm

SH.Ç/RTKlive

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka shkruar në Facebook për trajnimin e përbashkët të FSK-së, Policisë së Kosovës dhe Forcave të Armatosura të Shqipërisë, nën vëzhgimin e Komandës Amerikane të Operacioneve Speciale për Evropën.

“Forca e Sigurisë së Kosovës në një ushtrim të përbashkët me Trupat speciale të Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhe Njësinë e Ndërhyrjes së Shpejtë të Policisë së Kosovës testuan aftësitë reaguese dhe ndërvepruese gjatë operacioneve speciale, nën vëzhgimin e Komandës Amerikane të Operacioneve Speciale për Evropën”, ka theksuar Maqeconci.

“Gjatë stërvitjes #ValorShield24, trupat e njësive tona simuluan skenarë të ndryshëm, përfshirë operacione të zbulimit taktik, operacione psikologjike, analizimin e të dhënave të zbulimit, përdorimin e dronëve gjatë fazave të zhvillimit të operacioneve për goditjen e objekteve, si dhe parandalimin e veprimeve të grupeve taktike sulmuese”, ka shkruar ai në Facebook.


MË SHUME NGA Lajme