12:46 / 13.08.2024
Bielamoweicz reagon pasi atletët olimpikë serbë festuan me këngë shoviniste
A.Bela| RTKlive
Sportistët serbë që kanë fituar medalje në Lojërat Olimpike `Parisi 2024` të hënën kanë festuar në Beograd me këngë nacionaliste.
Jakub Bielamoweicz, analist i Evropës Juglindore dhe Ballkanit Perëndimor në Institutin e Evropës së Re, ka reaguar pasi atletët olimpikë serbë festojnë kthimin e tyre në Beograd me meloditë e një kënge shoviniste.
“Atletët olimpikë serbë festojnë kthimin e tyre në Beograd me meloditë e një kënge shoviniste që bën thirrje që flamuri serb të valëvitej mbi vendet fqinje, përfshirë Kosovën dhe Malin e Zi, të realizuar drejtpërdrejt nga një këngëtar klero-nacionalist”, ka shkruar Bielamoweicz në ‘X’.























