Vdes aktori francez, Alain Delon
BKT
Kulturë

Vdes aktori francez, Alain Delon

RTKlive

Ka vdekur aktori francez Alain Delon në moshën 88-vjeçare. Lajmi u konfirmua nga familja e aktorit dhe producentit të njohur.

“Alain Fabien, Anouchka, Anthony, si dhe Loubo (qeni i tij) , janë thellësisht të pikëlluar të njoftojnë ndarjen nga jeta të babait të tyre. Ai ndërroi jetë i qetë në shtëpinë e tij në Douchy, i rrethuar nga tre fëmijët dhe familja e tij”, thuhet në deklaratë.

Aktori ishte një yll i epokës së artë të kinemasë franceze, i njohur për personalitetin e tij të fortë në ekran në filmat hit, duke përfshirë “The Samurai” dhe “Borsalino”.

“Ai ndërroi jetë i qetë në shtëpinë e tij në Douchy, i rrethuar nga tre fëmijët dhe familja e tij”, thuhet në deklaratën e lëshuar për agjencinë e lajmeve AFP.

Dikur i përshkruar si aktori më i bukur në filma, Delon luajti në hitet e viteve 1960, duke përfshirë “The Leopard” dhe “Rocco and his Brothers”.

Që prej viteve 1990, paraqitjet e tij në film u bënë të rralla, por ai mbeti një personazh aktiv në rubrikat e të famshmëve.

Delon u shfaq në më shumë se 90 filma gjatë karrierës së tij.

“Alain Fabien, Anouchka, Anthony, si dhe qeni i tij Loubo, janë thellësisht të pikëlluar për të njoftuar ndarjen nga jeta të babait të tyre”, tha në një deklaratë familja e tij.

“Ai ndërroi jetë i qetë në shtëpinë e tij në Douchy, i rrethuar nga tre fëmijët dhe familja e tij”, sipas deklaratës.


MË SHUME NGA Kulturë