`Pri Fest` publikon listën e filmave të kategorisë `Best Pitch`
BKT
Kulturë

`Pri Fest` publikon listën e filmave të kategorisë `Best Pitch`

M.P. / RTKlive

Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Prishtinë, "Pri Fest" ka publikuar listën e filmave të përzgjedhur në kategorinë "Best Pitch" për edicionin e 14-të.

"Jemi të lumtur t'ju shpallim 7 projektet e përzgjedhura për garën më të mirë Pitch në PriForum - Prishtina Film FORUM, platforma jonë e industrisë së filmit", ka njoftuar "Pri Fest".
"Chasing Dreams" nga Ilija Piperkoski, "Consequences of freedom" nga Lorin Terezi, "Penumbra" nga Dimitar Kutmanov, "Nora’s Music House" nga Ilina Perianova, "Vestige" nga Rita Krasniqi, "As long as there is sea" nga Sovran Nrecaj dhe "The Pigeons" nga Ujkan Hysenaj janë filmat e përzgjedhur. 
Këto rrëfime kinematografike janë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Bullgaria. 
"Pri Fest" do të mbahet nga 10 deri më 15 shtator. 
 


MË SHUME NGA Kulturë