10:38 / 23.08.2024
Një vit nga vdekja e aktorit të mirënjohur Xhevat Qorraj
Sh. Gashi|RTKlive
Bëhet një vit nga vdekja e aktorit të mirënjohur kosovar, Xhevat Qorraji cili vdiq në moshën 76-vjeçare, më 23 tetor 2023.
Xhevat Qorraj ka lindur në vitin 1947 në Carrabregu i Deçanit, Kosovë. Ai është një aktor, i njohur për shumë role në teatër e film, ndër ta në: “Eternally Child”, “3 dritare dhe një varje”, dhe shumë role tjera.
Ndërsa në vitet e fundit e kemi parë si pjesë e serialit “Rrushe”, në rolin e Farukut.
Qorraj vlen të ceket se i takon gjeneratës së parë të aktorëve kosovarë dhe gjatë karrierës së tij ka përthekuar rreth 60 role.























