Ambasada britanike për shënimin e Ditës së Ukrainës: Përkushtim i lirisë
BKT
Lajme

Ambasada britanike për shënimin e Ditës së Ukrainës: Përkushtim i lirisë

M.P. / RTKlive

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar e ka cilësuar organizimin e djeshëm nga vendet e QUINT-it dhe BE-së në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Ukrainës në Prishtinë, si kujtesë të përkushtimit të përbashkët për lirinë e këtij vendi.

“Ishte gjithashtu një mundësi për të njohur mbështetjen instiktive dhe të qëndrueshme për Ukrainën, qoftë përmes ofrimit të strehimit për gazetarët apo mbështetjes së përpjekjeve në fushën e betejës përmes trajnimeve dhe pajisjeve”, kanë shkruar ata në X.

Tutje kjo ambasadë ka shkruar se vazhdojnë të qëndrojnë përkrahë Ukrainës.



MË SHUME NGA Lajme