RTK sponsor medial i HardhFest-it
BKT
Foto: HardhFest
Kulturë

RTK sponsor medial i HardhFest-it

RTK

Radiotelevizioni i Kosovës do të jetë sponsor medial i festivalit të rrushit, Hardh Fest i cili tashmë i ka bërë një dekadë prej nisjes së tij.

Marrëveshja për sponsorim medial është nënshkruar nga drejtori i Televizionit, Rilind Gërvalla dhe drejtori i Hardh Fest, Agron Sokoli.

Në kuadër të kësaj marrëveshjeje, RTK do të sjellë emisione, paraqitje të drejtpërdrejta, koncertet nga rok grupet e ndryshme që do të performojnë atje.

Gjithsesi Radiotelevizioni i Kosovës, ju fton që ta vizitoni këtë festival pasi, veç muzikës rock, atje do të ketë aktivitete të ndryshme si vjelja e rrushit, pjekja e rakisë, panair verërash e të tjera.

 


MË SHUME NGA Kulturë