Çeku: Tri aktivitete kulturore në një mbrëmje
BKT
Kulturë

Çeku: Tri aktivitete kulturore në një mbrëmje

M.P. / RTKlive

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka përmbledhur në një postim tri ngjarjet e djeshme kulturore në kryeqytet. Ai ka theksuar se që të tria janë realizuar të mbështetura nga Ministria e Kulturës.

“Mbrëmë, bashkë me kryeministrin Kurti ishim në hapjen e Festivalit Ndërkombëtar të Fotografisë ‘Fotoist’, një festë e artit fotografik në Prishtinë, që për pesë ditë radhazi do të sjellë 11 ekspozita fotografike, shumë aktivitete dhe do të bëj bashkë fotografë, artistë e kurator vendorë e ndërkombëtar”, ka shkruar ai.

Tutje Çeku potencoi se kanë vazhduar në hapjen e ekspozitës “Me hijen e lirimit mbështjellë” që eksploron çështjet queer me kompleksitetet e saj bashkëkohore.

“...për ta mbyllur mbrëmjen në aktivitetin artistik organizuar në kuadër të edicionit të 10-të të Festivalit të artit në hapësira publike ‘HAPU’, që tash disa ditë radhazi po ofron program të pasur me performanca e art në Prishtinë”, ka shkruar Çeku.


MË SHUME NGA Kulturë