Selmanaj: Kurtit i duhet të vjedhë pak lavdi nga Rugova
BKT
Lajme

Selmanaj: Kurtit i duhet të vjedhë pak lavdi nga Rugova

Sh.Ç/RTKlive

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj ka theksuar se tash që është koha e zgjedhjeve, i duhet Kurtit të vjedh pak lavdi nga Rugova. Sipas tij, Kurti dhe politika e tij nuk kanë asgjë të përbashkët me Rugovën.

Pas pranisë së kryeministrit Albin Kurti në inaugurimin e shtatores së ish-presidentit Ibrahim Rugova, Selmanaj përmendi edhe presidenten Vjosa Osmani e Donika Gërvallën, duke thënë se guxuan të shanin LDK-në, por nuk guxuan ta kundërshtojnë Kurtin në skandalet e tij.

“Ndërsa ju “guximtarët”, bashkë me “krye-guximtaren” që sot është presidente, ju që guxuat të shanit e të hidhni vrerë mbi LDK-në, nuk guxuat as me gjysmë fjale të kundërshtonit Kurtin në të gjitha skandalet e mësipërme. Madje as kur ua shuajti partinë nuk guxuat të bëni zë”, ka shkruar Selmanaj në Facebook.


MË SHUME NGA Lajme