Zhduket turisti lituanez, kërkohet në shtegun Valbonë-Theth
BKT
Lajme

Zhduket turisti lituanez, kërkohet në shtegun Valbonë-Theth

Sh.Ç/RTKlive

(E pkotësuar) Një turist lituanez prej dy ditësh është zhdukur në alpet tona. Shtetasi në fjalë ka qëndruar në një bujtinë në Valbonë e më pas është larguar pa bërë asnjë njoftim.

Turisti dyshohet se është nisur në drejtim të Thethit dhe që prej 6 shtatori nuk ka asnjë informacion për të.

Ekipet e kërkim-shpëtimit të Kosovës dhe Shqipërisë sot në mëngjes kanë nisur një aksion të përbashkët për gjetjen e tij. Kërkimet po përqendrohen në shtegun Valbonë – Theth, raporton TCH.

Shërbimi i Kërkim- Shpëtimit Malor po zhvillon një operacion në Valbonë

Shërbimi i Kërkim- Shpëtimit Malor i Kosovës ka njoftuar se një ekip i tyre ka filluar një operacion të kërkim- shpetimit në Valbonë në Bjeshët e Nemuna.

Për informacione tjera, SHKSHMK ka thënë se do të njoftojnë me kohë.


MË SHUME NGA Lajme