RTK hap konkurs për Drejtor të Përgjithshëm
BKT
Lajme

RTK hap konkurs për Drejtor të Përgjithshëm

F.S / RTKlive

Bordi i Radiotelevizionit të Kosovës, ka hapur konkurs për drejtor të përgjithshëm. Procesi i konkursit do të jetë i bazuar në meritokraci, i hapur për monitorim dhe publik për të gjithë kandidatët e interesuar.

RTK ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjitha komunitetet në Kosovë. Po ashtu, RTK siguron që procedurat e përzgjedhjes janë të hapura, ofrojnë konkurrencë jodiskriminuese, objektive dhe transparente, si dhe i gjithë procesi i përzgjedhjes është transparent.

Të gjitha informacionet e nevojshme rreth këtij konkursi mund t’i gjeni në këtë vegzë:

Po ashtu Bordi i Radiotelevizionit të Kosovës, ka hapur konkurs edhe për udhëheqës të Njësisë së auditimit të brendshëm.

Të gjitha informacionet e nevojshme rreth këtij konkursi mund t’i gjeni në këtë vegzë.


MË SHUME NGA Lajme