Konjufca: Kosova ka nevojë për ndihmën e Shqipërisë
Edona Podvorica/RTK
(E përditësuar) Në konferencë për media, kryetari i Kuvendit të Kosovës,Glauk Konjufca, zgjodhi fjalë të veçanta për t’i shprehur mirënjohjen shtetit shqiptar, respektivisht Kuvendit të Shqipërisë për mbështetjen e vazhdueshme.
Konjufca uroi homologen Elisa Spiropali për detyrën e re që ajo do ta vazhdojë për ta forcuar edhe më shumë bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve tona.
“Bashkëpunimi parlamentar, ndërmjet Kosovës e Shqipërisë, qoftë mes kabineteve e administratës dhe përvojave legjislative,ka shkuar duke u rritur, dita ditës. Republika e Kosovës ka dalë nga Shqipëria,nga ajo Shqipëri që nuk u bë e plotë, që na u mohua neve,për të cilën luftuam shumë. Ne i diskutuam të gjithë mundësitë, se si mund ti mbështesim vendet tona drejt integrimit. Kosova ka nevojë për ndihmën e Shqipërisë, në të gjitha format, posaçërisht për luftën që bënë Serbia kundër shtetit të Kosovës, tha Konjufca”
Ndërsa kryekuvendarja shqiptare, Elisa Spiropali duke u shprehur se po ndihet si në shtëpinë e saj,tha se marrëdhënia mes Kosovës dhe Shqipërisë për një çerek shekulli është e papërsëritshme dhe rruga e dhimbshme që kemi përshkruar ka sjellë lirinë e sotme.
Kryekuvendarja e Shqipërisë, Spiropali nis vizitën në Prishtinë

Edona Podvorica/RTK
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur në takim,homologen e tij, kryetaren e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Elisa Spiropali.
Pas takimit të dy do të dalin bashkë në një konferencë për media.
Kryekuvendarja e Shqipërisë, do ta takojë pastaj edhe kryeministrin e vendit.
Spiropali, mas marrjes së pozitës së Kryetares së Kuvendit të shtetit shqiptar, e ka vizitën e parë në këtë pozitë jashtë vendit.
Ajo në fillim të takimit duke u përshëndetur nga Konjufca,ka thënë se shteti shqiptar do të vazhdoj ta ruaj këtë traditë,që i pari i kuvendit,vizitën e parë në këtë post,ta bëjë në shtetin e Kosovës,aty ku ndihen si në shtëpinë e tyre.























