Petrit Halilaj hap ekspozitën “Abetare”
BKT
Kulturë

Petrit Halilaj hap ekspozitën “Abetare”

Sh. Gashi|RTKlive

Më 12 shtator do të hapet ekspozita e radhës e quajtur “Abetare”, nga artisti Petrit Halilaj, ku do të ekspozojë bankat shkollore, të zhgarravituara.

Në njoftim thuhet se tavolinat janë të mbuluara me gërvishtjet e fëmijëve dhe do të jetë hera e parë që do të shfaqen si objekte arti, të varura në mur.

Hapja do të bëhet në galerinë “Kurimanzutto”, në New York, të enjtën, më 12 shtator, duke filluar nga ora 18:00.


MË SHUME NGA Kulturë