Ilir Bytyçi zgjidhet anëtar i Bordit të RTK-së
BKT
Lajme

Ilir Bytyçi zgjidhet anëtar i Bordit të RTK-së

M.Miftari/RTKlive

Ilir Bytyçi është zgjedhur anëtar i Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës me mandat dy vjeçar.

Nga 80 deputetë të Kuvendit të Kosovës, Ilir Bytyçi ka fituar 71 vota, ndërsa Bul Salihu ka fituar 5 vota, derisa katër fletvotime ishin të pavlefshme.

Deputetja Adelina Grainca, kryetare e Komisionit ‘Ad Hoc’ , duke arsyetuar propozimin dhe procedurat për  zgjedhjen e një anëtari të Bordit të Radiotelevizionit nga komuniteti shqiptar tha se në mbledhjet e mbajtura më 21.06.20-24 dhe më 25.06.2024, tha se ky komision i ka rekomanduar Kuvendit që të bëjë emërimin e një anëtari të Bordit të RTK-së me votim të fshehtë.

Për zgjedhjen e një pozite për anëtar të Bordit të RTK-së, Komisioni ’Ad-Hoc’ ka propozuar dy kandidatë: Ilir Bytyçi dhe Bul Salihu.

Arsyetimin për rekomandimin për zgjedhjen e një anëtari të Bordit të RTK, Grainca e bazoi në ligjin për RTK-në në nenin 26, përmes të cilit është bërë edhe shpallja publike.

Grainca njoftoi se Komisioni ‘Ad-Hoc’ ka pranuar 5 kandidatë dhe pas intervistimit të katër kandidatëve (një kandidate nuk i ka përmbushur kushtet e konkursit), ky komision zhvilloi procedurat për zgjedhjen e një anëtari të Bordit të RTK-së, duke rekomanduar Kuvendit për votim të dy kandidatëve të propozuar.


MË SHUME NGA Lajme