PDK mban mbledhjen e kryesisë, diskutohet për përgatitjet e zgjedhjeve
BKT
Lajme

PDK mban mbledhjen e kryesisë, diskutohet për përgatitjet e zgjedhjeve

M.P / RTKlive

Partia Demokratike të Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e radhës të kryesisë, në të cilën është diskutuar për përgatitjet për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Sipas komunikatës së PDK-së, kryetari Memli Krasniqi ka njoftuar anëtarët e kryesisë për mobilizimin e strukturave të partisë.  

“Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se nisur nga situata e vështirë në të cilën gjenden sot Kosova dhe qytetarët tanë, mobilizimi për t’i dhënë vendit një Qeveri të re, kredibile, të aftë dhe të përgjegjshme me 9 shkurt – është i domosdoshëm”, thuhet në komunikatë.

Kandidati për Kryeministër, Bedri Hamza, ka njoftuar anëtarët e Kryesisë me punën që është bërë në përpilimin e programit dhe ofertës së PDK-së për zgjedhjet e 9 shkurtit.

“Hamza ka thënë se PDK do të ketë programin më të mirë dhe më profesional - pikërisht atë për të cilin kanë nevojë sot vendi dhe qytetarët. Anëtarët e Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës i kanë dhënë mbështetjen e plotë Kandidatit për Kryeministër, Bedri Hamza, në raport me punën dhe programin e tij qeverisës”, vazhdon komunikata.


MË SHUME NGA Lajme