15:13 / 15.09.2024
Aksident me pesë të lënduar në rrugën Mitrovicë - Prishtinë
RTK
Një aksident trafiku ka ndodhur para pak çastesh në Mazgit, ku për pasojë janë lënduar 5 persona.
Lajmin e ka konfirmuar për RTK-në zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo tha se në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura.
“Në rrugën Mitrovicë-Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku, ku kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit, lëndimetrupore kanë pësuar pesë persona. Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor”, tha ajo.























