10:29 / 16.09.2024
Regjisorja Luana Bajrami merr çmimin ‘Kineasti i Vitit’ në PriFest
Sh. Gashi|rtklive
Janë ndarë çmimet e edicionit të 16-të në PriFilm Fest, festival ky që filloi më 10 shtator dhe u përmbyllë mbrëmë.
Regjisores Luana Bajrami i është ndarë “Çmimi për Kineastin e Vitit”. Regjisorja Bajrami në këtë edicion të 'PriFest'-it është prezantuar me filmin “Bota Jonë”, i cili u shfaq në natën përmbyllëse të festivalit.























