Filmi më i mirë i mesëm në PriFest ‘And the wind weeps’
BKT
Kulturë

Filmi më i mirë i mesëm në PriFest ‘And the wind weeps’

Sh. G|rtklive

Të dielën mbrëma ishte nata e ndarjes së çmimeve të edicionit të 16-të të PriFilm Fest, i cili ka filluar më 10 shtator dhe përfundoi mbrëmë më 15 shtator.

Çmimi për filmin më të mirë të metrazhit të mesëm e mori “And the wind weeps”, të regjisores së re Aulona Selmani.

Çmimi është ndarë nga juria e kategorisë së filmave të metrazhit të mesëm, në përbërje me: Yousaf Ali Khan, Aurita Agushi dhe Almir Djikoli.

Në këtë film morën pjesë aktoret e njohur si Bislim Muçaj, Afrim Muçaj , Kumrije Hoxha, Armedn Smajli , Ermal Sadiku.

Filmi për temë kishte një dëshmitarë të një masakre në Kosovë, Dauti, personazhi që luan Bislim Muçaj, gjithë jetën e pasluftës pretendon dhe punon që një ditë të jetë i ftuar si dëshmitar i Hagës. Ky film është xhirua në Cyrih të Zvicrës.


MË SHUME NGA Kulturë