Promovohet libri i Xheladin Rexhepit `Jeta me laps e Nehat Islamit`
BKT
Kulturë

Promovohet libri i Xheladin Rexhepit `Jeta me laps e Nehat Islamit`

A.B|RTKlive

Sot, në Galerinë e Arteve në Ferizaj, u promovua libri "Jeta me laps e Nehat Islamit" i gazetarit Xheladin Rexhepi.

Botimi i kësaj vepre të veçantë, kushtuar doajenit të gazetarisë ferizajase, Nehat Islami, u mbështet nga Komuna e Ferizajt.

Duke vlerësuar lart punën, angazhimin dhe rolin e Nehat Islamit, të pranishmëve iu drejtuan krijuesit, historianët dhe gazetarët: Kemajl Aliu, Bejtullah Destani, Njazi Musliu, Zenun Çelaj, Ibrahim Kadriu, Mustafë Xhemajli dhe Faruk Tasholli.

Ndryshe, Xheladin Rexhepi deri para disa muajsh ishte gazetar i RTK-së.


MË SHUME NGA Kulturë