22:20 / 20.09.2024
Naim Berisha zgjidhet u.d. i drejtorit të Institutit Albanologjik
V.Thaçi / RTKlive
Instituti Albanologjik i Prishtinës sot ka zgjedhur Naim Berishën ushtrues detyre i drejtorit.
Këtë e ka bërë të ditur instituti përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook, ku edhe thuhet se Berisha është bashkëpunëtor i lartë shkencor në këtë Institut nga viti 2008 në degën e gjuhësisë.
"Ai ka qenë i angazhuar si asistent dhe ligjërues në Fakultetin e Edukimit të Universitetit të Prishtinës dhe në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Prizrenit. Veprimtaria e tij shkencore dhe arsimore numëron 7 libra të botuar (botime shkencore, tekste shkollore); 75 njësi bibliografike – studime, trajtesa, artikuj, recensione etj", thuhet në njoftim.























