Shqipëria me filmin ‘Pikë Uji’ synon Oskarin
Sh. Gashi|rtklive
Në emisionin "Mirëmëngjesi Kosovë" në RTK, në një lidhje regjisori i filmit “Pikë Uji”, Robert Budina,ka theksuar se film do ta përfaqësoj Shqipërinë në garën për Oscar.
Filmi trajton historinë e një nëne që mëson se djali i saj ka kryer një përdhunim dhe zgjedhjen e vështirë për t’i besuar të birit, apo instinktit të saj femëror.
“Pikë uji” është një filma shqiptarë që ka bërë bashkë ajkën e aktorëve shqiptar si nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut siç janë Gresa Pallaska dhe Adem Karaga të cilët kanë qenë dy figura shumë të rëndësishme në film dhe i ka dhënë filmit një potencial të pa diskutueshëm, për këtë ju jam shumë mirënjohës sepse së bashku ne kemi arritur të bëjmë atë që unë kisha në mëndje. Sigurisht që historia fillon nga Shqipëria pa diskutim mendoj që është një histori universal për faktin që bëhet fjalë për raportin në familje , raportet që ka individi me shoqërinë, me paranë, me karrierën, rritjen e fëmijëve dhe besoj që këto janë tema universal që individi përballet me to”, ka theksuar Budina .
Budina thotë se janë të lumtur që “Pikë Uji”, do ta përfaqësoj Shqipërinë në garën për Oscar.
Për më shumë ndiqeni videon e plotë:























