Haradinaj nderon heroin, Afrim Bunjaku
BKT
Lajme

Haradinaj nderon heroin, Afrim Bunjaku

Sh.Ç/RTKlive

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe tek varri i Heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku, me rastin e njëvjetorit të rënies së tij.

Kreu i AAK-së, ka thënë se porosia e rënies së heroit Bunjaku është që Kosova ka njerëz që mbrojnë gjithë territorin e saj, rendin e ligjin, të drejtat kushtetuese edhe shtetin ligjor.

“Afrim Bunjaku me jetën e tij e dërgoj këtë porosi, i përulemi me respekt”, ka theksuar Haradinaj.


MË SHUME NGA Lajme