Kalon projektligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin e Pasurisë
BKT
Foto: Valjeta Shala
Lajme

Kalon projektligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin e Pasurisë

Valjeta Shala /RTK

Më gjashtë vota pro e asnjë kundër, Komisioni për Legjislacion votoi, në parim, projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Paraprakisht ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, prezantoi ndryshimet që ndërlidhen me projektligjin për byronë pas adresimin të gjetjeve të gjykatës kushtetuese, siç jane retroaktiviteti, periudha e verifikimit, komisioni mbikëqyrës dhe ndarja e pushteteve.

“Më 29 korrik të këtij viti Gjykata Kushtetuese ka shpallur aktgjykimin në raport me këtë ligj, që përfshihet vlerësimi i ligjit të mëparshëm për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme. Pas këtij aktgjykimi,  Ministria e Drejtësisë, me përkushtim, i ka adresuar gjetjet e gjykatës. Për Ministrinë e Drejtësisë, qeverinë dhe qytetarët e Kosovës, është shumë e rëndësishme që Gjykata Kushtetuese nuk e ka kontestuar në asnjë formë konceptin e konfisfikimit civil. Besoj që nuk ka pasur nevojë që të bëhet ndonjë ndryshim”, tha Haxhiu.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm


MË SHUME NGA Lajme