Libri “Histori e Artit”, tashmë në duart e lexuesve
BKT
Kulturë

Libri “Histori e Artit”, tashmë në duart e lexuesve

Sh. Gashi|rtklive

Në emisionin “Mirëmëngjesi Kosovë” në RTK, ishte e ftuar Florina Jerliu arkitekte dhe profesoreshë në Universitetit të Prishtinës, si dhe autore e librit “Histori e Artit”.

Jerliu ka folur për librin e saj, “Histori e Artit”, i cili tashmë është në duart e të gjithë lexuesve. Të gjithë ata që e duan artin dhe kanë pasion artin, edhe studentët e arkitekturës mund ta kanë këtë libër.

Autorja e librit, ka thënë se Historia e artit është lëndë bazë në Fakultetin e arkitekturës dhe libri në fjalë është shumë i rëndësishëm për studentët.

“Si profesoreshë që edhe e ligjëroj këtë lëndë e ndjeja edhe obligim që të krijojmë material të duhur për të ndjek një lëmi të caktuar. Shtysa kryesore kanë qenë studentet e ri të arkitekturës sepse e dija që është ndihmës e madhe që ata të kenë një libër universitar të kenë një material të konsoliduar është jashtë zakonisht e rëndësishme”, ka theksuar Jerliu.

Për më shumë ndiqeni intervistën e plotë:

 


MË SHUME NGA Kulturë