Pse duhet të vizitohet ‘Kompleksi i kullave të Boletinëve’
BKT
Kulturë

Pse duhet të vizitohet ‘Kompleksi i kullave të Boletinëve’

Sh. Gashi /RTKive

Në emisionin “Mirëmengjesi Kosovë“, në RTK, në një lidhje të drejtpërdrejtë nga "Kompleksi i Kullave të Boletinëve’”, ishte stërnipi i Isa Boletinit, Gazmend Boletini i cili shpjegoi shumëçka për këtë kompleksë, që patjetër duhet vizituar.

"Kompleksi i kullave të Boletinëve" është i vendosur në fshatin Boletin, Komuna e Zveçanit. Vendbanimi i fortifikuar familjar i Boletinëve – kullat është ndërtuar në fund të shek. XIX nga mjeshtrit popullor shqiptar me materiale vendore. Kompleksi përveç vlerave arkitektonike, ai edhe sot ruan vlerat historike, estetike, shkencore dhe shoqërore.

“Ky kompleks është shumë i rëndësishëm për tu vizituar dhe për të mësuar për historinë e tij. Është vend shumë i lashtë dhe bartë një histori shumë të madhe në vetvete, diku 80% e këtij kompleksi  është e pa prekur por edhe brenda tij ka histori të veçantë, sepse përveç kontributit patriotik si dhe zhvillimi ekonomik, familja në të kaluarën kishte edhe fabrikën e gurëve. Ajo që është më e rëndësishmja, është hapja e shkollave shqipe”, tha Gazmend Boletini .

Ai tutje shpjegoi edhe për prejardhjen e familjes  dhe për rendësin e këtij kompleksi.

“Familja e jonë është Buletini, jemi nga fshati Isniq, komuna e Deçanit. Stërgjyshi i i Isa Boletinit ka ardhur këtu  me arsye të shumta pasi që, si çdo herë familja jonë nuk është pajtuar kurrë më gjërat që nuk kanë qenë të mira për vendin tonë. Mendoj që është shumë e rëndësishme për të gjithë vizitorëve të vinë të vizitojnë dhe të mësojnë shumë për këtë kompleksë”, tha ai.

Për më shumë ndiqeni videon e plotë:


MË SHUME NGA Kulturë