Sonte koncerti i madh “Dekada e re” në kryeqytet
BKT
Kulturë

Sonte koncerti i madh “Dekada e re” në kryeqytet

Sh. Gashi|RTKlive

Sonte studioja "Tony Drum" organizon një koncert spektakular, ku do të marrin pjesë 70 artistë të njohur. Nën ritmet e bateristëve, do të rikthehen në jetë këngët më të mira të të gjitha kohërave, duke ofruar një natë magjike për të gjithë adhuruesit e muzikës.

Në një lidhje direkte në emisionin “Mirëmëngjesi Kosovë” në RTK, themeluesi i “Tony Drum”, Faton Aliu, ndau emocionet dhe përgatitjet për këtë event.

“Mbrëmë kemi përfunduar provën gjenerale dhe gjithçka ka shkuar shumë mirë dhe jemi gati për sonte. Zakonisht çdo vit e kemi konceptin e njëjtë, por këtë vit do të kemi një ndryshim të vogël. Do ta nderojmë legjendën e muzikës shqiptare, Musa Piperku, duke performuar një nga këngët e tij më të njohura, që do të jetë një surprizë për publikun”, tha Aliu.

Pjesëmarrës në koncert do të jenë artistë të njohur, përfshirë Adelina Thaqi, Troja Bicurri, Teuta Kurti, dhe shumë të tjerë nga skena e rokut shqiptar. Ky event pritet të ofrojë një eksperiencë unike dhe të paharrueshme për të gjithë ata që do të jenë prezent. Koncerti mbahet në ‘Klan Arena’, me fillim në orën 20:00.


MË SHUME NGA Kulturë