Qendra e artit për relaksim dhe krijimtari /Video
BKT
Kulturë

Qendra e artit për relaksim dhe krijimtari /Video

RTK

Qendra e artit është krijuar si një hapësirë e veçantë për relaksim dhe krijimtari, ku vizitorët mund të gjejnë paqe dhe frymëzim përmes artit. Ky vend ofron mundësi për të eksploruar krijimtarinë dhe për të rigjetur qetësin e brendshme.

Ajo është një përvojë e veçante për ata që kërkojnë të shprehin veten dhe të relaksohen nga stresi i përditshëm.

Kjo qendër arti u krijua nga një Amerikane e cila, gjatë qëndrimit të saj në Kosovë ndjeu mungesën e një vendi ku mund të shkëputej nga rutina dhe të përqendrohej në art, relaksim dhe rigjenerim.

Hana Kida e cila frekuenton qendrën për një vit është një nga shumë të rijnë që ka gjetur frymëzim dhe kënaqësi në këtë hapësirë.

Duke parë këtë mungesë, ajo vendosi të krijojë një qendër arti unike një vend ku arti dhe relaksimi bashkohen në mënyrë harmonike.

Këtu vizitorët mund të gjejnë hapësira të qeta për të krijuar, për t’u përfshirë në aktivitete artistike dhe për të ri gjetur qetësinë e brendshme.

Kjo qendër ofron një ambient të ngrohtë të mbushur me frymëzim artistik dhe mundësi për të eksploruar krijimtarinë, qofshin ata artistë të rinj apo njerëz që thjesht kërkojnë të çlirohen nga stresi i përditshëm.

Këtu ju mund të zgjidhni kohën kurdo që ju përshtatet dhe ti kaloni disa minuta në boten e artit. Qendra është e konceptuar në atë mënyrë që të ofroj aktivitete të ndryshme.

Në këtë qendër, arti nuk është vetëm një aktivitet por një mënyrë për të rilindur mendërisht dhe shpirtërisht. Kjo hapësirë u krijua për të qenë një vend i qetësisë dhe frymëzimit ku secili vizitor mund të gjejë paqe, të ri zbulojë veten dhe të eksplorojë thellësitë e krijimtarisë.


MË SHUME NGA Kulturë