20:41 / 02.10.2024
Bislimi: Anëtarësimi në BE mbetet prioritet
V.Thaçi / RTKlive
Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, ka takuar sot ambasadorin e Finlandës në Kosovë, Matti Nisinen.
"Aspirata e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian ishte tema kryesore e kësaj bisede", ka shkruar Bislimi një postim në platformën "X".
"I nderuar Ambasador Matti Nissinen, është gjithmonë kënaqësi të takohemi së bashku dhe të diskutojmë për procesin dhe perspektivën e integrimit evropian të Kosovës dhe marrëdhëniet e forta ndërmjet vendeve tona. Faleminderit për mbështetjen e palëkundur të Finlandës dhe bashkëpunimin solid", ka shkruar ai.























