Kurti takon historianin polak Adam Michnik, e fton për vizitë në Kosovë
BKT
Kulturë

Kurti takon historianin polak Adam Michnik, e fton për vizitë në Kosovë

E. Hoti / RTKlive

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u takua me historianin dhe eseistin polak Adam Michnik. I mirënjohur dhe me ndikim në Poloni, Michnik kishte edhe një vëmendje të veçantë për Kosovën.

Sipas njoftimit nga Kryeministria, gjatë bashkëbisedimit, Kurti përshkoi historinë moderne të Kosovës dhe e njohu historianin Michnick me ngjarjet kryesore që kanë karakterizuar përpjekjet e vendit tonë për çlirim dhe pavarësim, prej kohës së shkrimeve të tij më të shumta për Kosovën, para dhe rreth luftës.

“Ai diskutoi dhe mbi marrëdhëniet me fqinjin tonë verior, Serbinë, e qasjen e tyre të vazhdueshme agresore ndaj shtetit tonë. Biseda u përqendrua edhe tek historitë, personalitetet, dhe ngjarjet që kanë ndikuar mbi historinë e Kosovës, historinë e Ballkanit dhe historinë e Polonisë. Michnik ka qenë disident, i burgosur politik dhe mendimtar e komentues i dalluar i vendit të tij”, thuhet në njoftim . 

Michnik kishte qenë në Prishtinë për të dhënë një ligjëratë para shumë viteve, ku të pranishëm ishin edhe komuniteti polak që jeton në Kosovë. Kryeministri e ftoi  Michnik në Kosovë për të vazhduar bashkëbisedimin.

 


MË SHUME NGA Kulturë