Aksident me të lënduar në autostradën ‘Ibrahim Rugova’ në Prizren
BKT
Lajme

Aksident me të lënduar në autostradën ‘Ibrahim Rugova’ në Prizren

M.P. / RTKlive

Disa persona kanë mbetur me lëndime trupore pas aksidentit mes një veture dhe minibusi në Autostradën “Ibrahim Rugova” në Prizren.

Lajmin për RTKlive e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Sot rreth orës 07:00 në Autostradën ‘Ibrahim Rugova’ Prizren - Veri është shkaktuar një aksident trafiku me lëndime trupore në mes të një veture me targa vendore dhe një Minibusi me targa te huaja”, thuhet në njoftim.

Sipas informatave të para nga njësitet në vendngjarje dyshohet për disa persona të lënduar te cilët janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Është njoftuar prokurori përderisa njësitet kompetente policore janë duke hetuar shkaqet e aksidentit. Kërkojmë nga drejtuesit e automjeteve të kenë kujdes dhe vigjilencë më të shtuar gjatë vozitjes për të shmangur aksidentet në trafik”, thuhet në njoftimin e policisë.

 


MË SHUME NGA Lajme