09:20 / 08.10.2024
Të shtunën mbahet koncerti i Orkestrës Frymore të Filharmonisë së Kosovës
Sh. G/ RTKlive
Orkestra Frymore e Filarmonisë së Kosovës do të mbajë një koncert të veçantë më 12 tetor(e shtunë), duke filluar nga ora 19:30, në Atelienë e Pallatit të Rinisë në Prishtinë.
Koncerti do të jetë nën drejtimin e dirigjentit të njohur Dario Salvi nga Britania e Madhe, dhe do të ketë si solist violonçelistin e talentuar Konstantin Manaev nga Gjermania.
Programi dinamik do të përfshijë vepra të njohura nga kompozitorët Donizetti, Lindpaintner dhe Vaughan-Williams, si dhe “Koncertin për violonçel” dhe orkestër frymore nga kompozitori modern Friedrich Gulda.























